Mujota inspektoi disa projekte rrugore në Kamenicë dhe Ranillugë
Prishtinë, 16 tetor - Sot ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota me bashkëpunëtorë, inspektoi disa projekte të infratsrukturës rrugore në komunën e Kamenicës dhe Ranillugës.
Fillimisht ministri Mujota së bashku me kryetarin e komunës së Ranillguës Gradimir Mikiq, inspektuan punimet në rrugën Ropotovë-Ranillukë.
Gjatësia e kësaj rruge, 2.85 km, ndërsa vlera e këtij projekti është 175, 537.00 euro.
Ministri Mujota, realizimin e këtij pojekti i vlerësoi si të rëndësishem,për banorët e kësaj ane.
Pas kësaj ministri Mujota vazhdoi deri në inspektimin e punimeve deri në pikën kufitare Dheu i Bardhë, në të cilën pikë është asfaltuar pjesa e kësaj rruge e cila ishte shumë e dëmtuar.
Ndërsa, këtë ditë ministri Mujota vizitoi edhe komunën e Kamenicës, ku u prit nga kryetari Shaip Surdulli.
Mujota dhe Surdulli panë nga afër realizimin e projekteve, të kësaj komune.
Pas kësaj vizite, ministri u shpreh i kënaqur me nivelin e punimeve të këtyre projekteve dhe tha:b Ne jemi të interesuar që të ndërtojmë rrugë aty ku ndihet nevoja e banorëve të Kosovës, pa asnjë dallim në nivel komunash apo qka do tjetër.\"
\"Ndërtimi i rrugëve është prioritet i Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Infratsrukturës, në mënyrë që të ndihmohet jeta e qytetarëve të Kosovës, si dhe zhvlllimi ekonomik i vendit, duke e përfshirë edhe zhvillimin e turizimit, në këto pjesë.
Ndërsa kryetari Surdulli e falenderoi ministrin Mujota për realizimin e këtyre projekteve në komunën e Kamenicës.
Ministri Mujota bëri të ditur se Ministria e Infrastrukturës, në komunën e Kamenicës po realizon projekte të ndërtimit të rrugëve në vlerë prej 4 milionë e 343 mijë e 801 euro.
Në këtë komunë janë duke u realizuar këto projekte rrugore:
Rehabilitimi i rrugës, Roganë-Hogosht , në gjatësi prej 8 kilometrash, me vlerë të kontratës 490, 116.24 euro.
Projekti tjetër, Shipashnicë-Desivojcë, me gjatësi prej 3.5 kilometra, ndërsa vlera e këtij projekti është 617, 685.77 euro.
Si projekt tjetër për komunën e Kamenicës është edhe rruga e fshatit Poliqkë, me vlerë financiare 686, 000.00.
Në këtë komunë si projekt tjetër është edhe ai Prekovc-Marec-Krilevë, gjatësia e kësaj rruge, është 18.5 kilometra, ndërsa vlera e projektet është 2,550.000.