20 Prill 2025

Mujota ia dorëzoi Zharkut detyrën e ministrit të infrastrukturës

Prishtinë, 12 dhjetor - Sot në Ministrinë e Infrastrukturës ministri i deritashëm, Fehmi Mujota, ia dorëzoi detyrën ministrit të ri, Lutfi Zharku.

Me rastin e pranim-dorëzimit të detyrës, Fehmi Mujota ia uroi ministrit Zharku detyrën dhe e informoi për punën e deritashme të Ministrisë së Infrastrukturës, në veçanti për projektet e rëndësishme të infrastrukturës rrugore që janë realizuar dhe për ato që janë në realizim e sipër.

Ish-ministri Mujota, duke i uruar ministrit Zharku suksese në punën e tij të ardhshme, u shpreh i gatshëm që të ofrojë ndihmën e tij sa herë që ajo të jetë e nevojshme.

Ministri Lutfi Zharku falënderoi ish-ministrin Mujota për punën që ka bërë gjatë mandatit të tij në krye të Ministrisë së Infrastrukturës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)