26 Dhjetor 2024

Muharremi dhe Ahmeti inauguruan fillimin e punimeve Magurë - Blinajë

Prishtinë, 10 gusht - Ministri i Infrastrukturës Hanefi Muharremi dhe kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti, inauguruan fillimin e punimeve për rikonstruktimin e rrugës që i lidhë fshatrat Magurë-Blinajë.
 
Kjo rrugë ka një gjatësi prej 3.2 kilometra. Rruga do të ketë gjerësi prej 5 metrash , gjerësi të trotuarit 1.5 metra, gjerësi të shtegut për çiklistë  1.2 metra, si kanalizimi i hapur për rrjedhejn e ujit atmosferik dhe ndriçim publik.

Asfaltimin e kësaj rruge do t’a financojë Ministria e Infrastrukturës dhe komuna e Lipjanit, ndërsa vlera e realizmit të këtij projekti është 497.971.41 euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)