22 Dhjetor 2024

MTPT u ndalon qarkullimin makinave me peshë mbi 12.5 ton

Prishtinë, 22 korrik - "Me qëllim të mbrojtjes së rrugëve nga dëmtimi për shkak të qarkullimit të automjeteve të Transportit të mallrave me peshë të madhe, sot ministri i Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit të Kosovës, Fatmir Limaj, nëshkroi një urdhëresë të re, me të cilën ndalohet përkohësisht transporti i automjeteve me peshë mbi 12,5 ton në rrugët magjistrale dhe rajonale të Kosovës", thuhet në njoftimin e MTPT-së.

Kjo urdhëresë hyn në fuqi nga data 22.07.2010 nga ora 10:00 deri në 18:00 dhe vlen deri në nxjerrjen e urdhëresës së re.

Nga urdhëresa përjashtohen automjetetet e transportit të prodhimeve bujqësore sezonale dhe qarkullimi në akset rrugore ku zhvillohen punimet për ndërtimin e rrugëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)