MTI-ja paguan 7 mijë euro një biletë aeroplani për Japoni
Prishtinë, 29 qershor - Vetëm një biletë e aeroplanit për në Japoni i ka kushtuar Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë rreth 7 mijë euro, shkruan sot Koha Ditore.
Kjo biletë e klasit të biznesit ishte blerë në kundërshtim me Udhëzimin Administrativ që rregullon çështjen e udhëtimeve zyrtare dhe e specifikon klasën ekonomike të udhëtimit me aeroplan.
Ky veprim, sipas Auditorit të Përgjithshëm, ka bërë që paratë publike të shfrytëzohen në mënyrë joekonomike.
Auditori i Përgjithshëm ka gjetur edhe shkelje të tjera që janë bërë gjatë prokurimit përmes tenderëve publikë, siç është: Mangësi në planin e prokurimit dhe mirëmbajtjen e dosjeve apo mangësi në zotimin e mjeteve.
Po ashtu janë evidencuar edhe mangësi gjatë procedimit të pagesave. /Koha Ditore/