21 Prill 2025

MPB zbret dënimet për automjetet qe u ka kaluar afati i regjistrimit

Prishtinë, 23 nëntor - Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka bërë të ditur se nga data 16 nëntor ka  zbritur taksat administrative apo dënimet për rastet të cilave ju ka kaluar afati prej 30 ditësh nga data e skadimit të regjistrimit të automjetit. 

Ndryshimet e taksave administrative për rastet e vazhdimit të regjistrimit dhe çregjistrimit të automjeteve dhe mjeteve tjera motorike janë si në vijim:

Taksat për vazhdim të regjistrimit të automjeteve dhe mjeteve tjera motorike që kanë kaluar afatin prej 30 ditësh nga data e skadimit të regjistrimit të automjetit dhe nuk janë çregjistruar, si dhe taksat për çregjistrim të automjeteve pas skadimit të afatit prej 30 ditësh janë :

a). Për automjetet nën 3.5 t për çdo 30 ditë nga 25 euro zbret në 10 euro;


b). Për automjetet 3.5 t dhe mbi 3.5t për çdo 30 ditë nga 50 euro  zbret në 20 euro;


c). Për motoçikleta për çdo 30 ditë, është përcaktuar taksa prej 5 euro.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)