MPB dhe ANP nënshkruajnë marrëveshje mirëkuptimi
Prishtinë, 18 shkurt - Ministria e Punëve të Brendshme, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK), të udhëhequr nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Sasa Rasic, njëherit Koordinator Nacional për MIK dhe drejtori i Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës, Adem Jashari, Haldun Firat Kokturk nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi.
Marrëveshja e Mirëkuptimit ka për qëllim bashkëpunimin në fushën e monitorimit të kamerave të sigurimit në hapësirat e aeroportit. Kjo marrëveshje mundëson qasje në kamera të sigurimit të aeroportit me Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në mënyrë që të rritet siguria dhe lëvizja e lirë e qytetarëve.