Moti i lig vonon disa fluturime
Prishtinë, 5 janar Aeroporti i Prishtinës Adem Jashari, ka njoftuar se si rrjedhojë e kushteve atmosferike, sot në mëngjes në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës Adem Jashari, fluturimi i Turkish Airlines ka arritur me një vonesë prej 50 minutash.
Gjithashtu edhe fluturimi i dytë më radhë, i operuar nga Edelweiss kishte një vonesë prej dhjetë minutash. Ndërsa fluturimet tjera janë duke u operuar normalisht, është thënë në njoftimin e ANP-së, i postuar në faqen zyrtare në Facebook.