27 Dhjetor 2024

Moti i keq ndalon operacionin e punët e shpëtimit të "AirAsia"

Jakarta, 31 dhjetor - Autoritetet indoneziane të shpëtimit njoftuan më 30 dhjetor se për shkak të motit të keq, operacioni për rikuperimin e avionit të AriAsia të fluturimit QZ8501 ka ndaluar, ndërsa pritet të rifillojë kur situata atmosferike të jetë më përshtatshme.

Presidenti i Indonezisë Joko Widodo u shpreh në një konferencë shtypi se marrja e trupave të viktimave është detyrë urgjente, ndërsa u kërkoi të gjithë punonjësve që të bëjnë të mirën në këtë punë.

Përgjegjësi i Qendrës së Kërkimit të Indonezisë Henry Bambang Soelistyo tha se moti i keq ka shkartuar dallgë deri në dy metra.

Ai shtoi se autoritete kanë dërguar 14 zhytës që përgjigjen për nxjerrjen e trupave të viktimave.

Përveç këtyre, tre anije ushtarake dhe dy anije kërkimit të Indonezisë dhe tre anije të Singaporit do të marrin pjesë në operacionin e shpëtimit.

Presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi presidentit të Indonezisë Joko Widodo një telegram, ku shpreh hidhërimin nga lajmi i aksidentit dhe përcjell ngushëllime për të afërmit.

Avioni i fluturimit QZ8501 i kompanisë \"AirAsia\" humbi lidhjet pas nisjes nga Surabaya e Indonezisë, në lindje të provincës Java. Ai kishte në bord 162 veta. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)