Moodys zhvlerëson telefonin shteterore greke
Athinë, 5 tetor - Agjencia e vlerësimit monetar Moodys, ka zhvlerësuar kompaninë shteterore greke e telefonise fikse ΟΤΕ.
Ajo ka vlerësuar aftësinë kredimarrëse të kompanisë me notën Β2, nga Β1, duke parashikuar se edhe në të ardhmen ajo do të vazhdojë të mbetet negative.
Sipas Moodys, zhvlerësimi erdhi si pasojë e shqetësimeve në rritje për vijueshmërinë e ekonomisë greke dhe pasojave që mund të ketë në aftësinë blerëse të grekëve pas zbatimit të masave të reja ekonomike.
Sipas Moodys, kjo mund të ndikojë negativisht si të ardhurat ashtu edhe likuiditetin e kompanisë.