Monitorojnë rivitalizimin e urës mbi lumin Iber në Mitrovicë
Mitrovicë, 2 dhjetor - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në bashkëpunim me Komisionin për Punë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, organizojnë vizitën në Mitrovicë, ku do të monitorojnë rivitalizimin e Urës së Mitrovicës, të shoqëruar nga kryetari i kësaj komune Agim Bahtiri.
Pas vizitës KDI dhe Komisioni për Punë të Jashtme do të mbajnë tryezën e diskutimit Dialogu Kosovë - Serbi: impakti në jetën e qytetarëve, që ka për qëllim të promovojë bashkëbisedimin në mes deputetëve dhe përfaqësueseve të shoqërisë civile si dhe qytetarëve lidhur me procesin e dialogut Kosovë - Serbi.