25 Dhjetor 2024

Modernizohet Stacioni i Autobusëve

Mitrovicë, 21 nëntor - Me mbështetjen e Komunës së Mitrovicës janë modernizuar shërbimet në Stacionin e Autobusëve.

Kjo ka mundësuar që aty të realizohen projekte të ndryshme, të cilat e kanë përmirësuar imazhin e kësaj ndërmarrje publike.

Kryetari i bordit menaxhues të Stacionit të Autobusëve, Zenel Çitaku, tha se të gjitha arritjet janë meritë e mbështetjes nga komuna si dhe përkushtimit të punëtorëve.

“Këtë vit janë bërë investime të mëdha në meremetimin e lokaleve në kuadër të objektit, me shfrytëzim e cilave është mundësuar që Stacioni i Autobusëve të vetëfinancohet”.

Në kuadër të projekteve të realizuara ai përmendi digjitalizimin e informatave për orarin e autobusëve, krijimin e webfaqes së stacionit ku poashtu qytetarët kanë qasje për t’u njoftuar për  orarin e qarkullimit të autobusëve nga ky stacion.

Gjithashtu ai përmendi edhe rregullimin e biletores, instalimit të mikrofonave etj.

Në shenjë respekti për mbështetjen e ofruar nga komuna, Çitaku ka ndarë një mirënjohje për kryetarin, Avni Kastrati. Ky i fundit ka falënderuar drejtuesit e Stacionit të Autobusëve dhe ka premtuar mbështetje edhe në të ardhmen për këtë ndërmarrje.

Gjithashtu ai tha se vitin e ardhshëm do të realizohet edhe një projekt që ka të bëj me zgjidhjen e problemit të parkingjeve në qytet.

E kënaqur me punën dhe mbështetjen nga komuna, është shprehur edhe drejtoresha e Stacionit të Autobusëve, Naxhie Hamza-Xhema. Ajo tregoi se në këtë ndërmarrje, ku aksionar është komuna me 100 përqind, janë të punësuar 36 punëtorë. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)