25 Dhjetor 2024

Modele 3D për hetimin e sulmeve me avionë pa pilot

New York, 6 prill - Kombet e Bashkuara po bëjnë thirrje për hetime të pavarura për sulmet me avionë pa pilot, pas njoftimeve për trefishimin e numrit të vdekjeve mes civilëve vitin e kaluar.

Por largësia e vendeve ku zhvillohen sulmet dhe ajo që kritikët përshkruajnë si fshehtësi e qeverisë shpesh pengojnë përpjekjet për të vlerësuar pasojat e tyre mbi civilët. Për këtë arsye studiuesit janë duke përdorur teknika të reja për të mundësuar hetimet.
 
Simulimi i një sulmi me raketë nga një avion pa pilot... Shkencëtarë të Universitetit Goldsmith të Londrës dhe të qendrës kërkimore SITU në Nju Jork kanë mbledhur prova për të realizuar animacione 3D të sulmeve me avionë të telekomanduar.

Në këtë rast, një dëshmimtare që i mbijetoi një sulmi në një fshat të Pakistanit në tetor të vitit 2010 ndihmon studiuesit të projektojnë ngjarjen në video 3D.

Ky lloj studimi njihet si Arkitekturë Ligjore dhe i përgjigjet një pyetjeje të rëndësishme në debatin mbi avionët e telekomanduar, thotë Susan Schuppli, një nga studiueset kryesore të projektit në Universitetin Goldsmith.

"Çfarë pasojash kanë avionët pa pilot për njerëzit në terren?"

Për projektimet 3D, studiuesja Schuppli dhe ekipi i saj përdorin imazhe satelitore para dhe pas ngjarjes, duke i kombinuar me rrëfimet e dëshmitarëve okularë, harta lokale dhe të dhëna të tjera. Qëllimi është të ndihmohet në hetimet rreth sulmeve që kanë ndodhur në Pakistan, Afganistan, Jemen, Somali dhe Gaza.

"Kjo metodë hedh poshtë perceptimin se është e pamundur të marrim informacionin e duhur për këto sulmeve që shpesh ndodhin në rajone tepër të largëta të botës."
Puna e studiuesve po kontribuon në një raport të Kombeve të Bashkuara mbi ligjshmërinë e operacioneve me avionë të telekomanduar. Ben Emmerson, një avokat britanik dhe hetues i posaçëm i anti-terrorizmit dhe i të drejtatave të njeriut, tha se numri i viktima civile nga këto sulme është trefishuar në vitin 2013.

"Në secilin prej këtyre rasteve provat janë të mjaftueshme për të kaluar pragun e përcaktuar në raportin tim të përkohshëm, sa i përket një detyrimi të shteteve përkatëse për të dhënë shpjegim publik rreth rrethanave dhe justifikimit të përdorimit të forcës vdekjeprurëse."

Deri tani, Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera që përdorin avionë të telekomanduar kanë ofruar pak shpjegim, thotë Kat Craig, drejtoreshë juridike e organizatës së ndihmës ligjore Reprieve.

"I gjithë programi i avionëve pa pilot është i mbuluar nga një perde fshehtësie. Nuk ka qartësi ose transparencë rreth procesit të përcaktimit të objektivave, apo për vendimet që merren. Nuk ka transparencë kur bëhen gabime dhe nuk ka llogaridhënie për këto gabime."

Avionët e telekomanduar janë e keqja më e vogël në një luftë të nevojshme, thotë Douglas Murray, drejtor i asociuar i qendrës për analiza politike Fondacioni Henry Jackson.

"Nëse jemi kundër avionëve pa pilot, atëherë duhet të shpjegohet se në çfarë mënyre mund të zgjidhim problemin e radikalëve dhe terroristëve që ndodhen në këto vende. Ose duhet të dërgohet një numër më i madh forcash në terren, ose duhet të ndërmerren sulme me avionë të telekomanduar, ose duhet bërë diçka tjetër. Por çfarë është kjo ‘diçka tjetër’?"

Kombet e Bashkuara thotë se sulmet amerikane me avionë pa pilot në Pakistan duket të kenë rënë ndjeshëm, me asnjë njoftim për ndonjë të tillë deri tani gjatë vitit 2014. Por OKB-ja thotë se këto sulme janë shtuar në Jemen së bashku me numrin e viktimave civile.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)