Model i ri i biçikletës që kap deri 100 km/orë
Berlin, 2 mars - Një biçikletë me fibra karboni ultramoderne është në gjendje të arrijë deri në 100 kilometra në orë, zbuloi sot e përditshmja gjermane Bild.
Mjeti peshon pak më pak se 20 kilogramë dhe është krijuar nëpërmjet një ndërthurrje të elementeve si karbon, titan dhe një aliazh alumini e magnezi.
Biçikleta punon falë një sistemi elektrik, i cili merr nismën nga energjia mekanike e pedaleve, por është në gjendje të shumëfishojë forcën e saj nëpërmjet një sistemi unik, të projektuar edhe falë një studio të specializuar inxhinjerike të Shtutgartit.
Fibrat e karbonit e bëjnë njëkohësisht biçikletën të lehtë, por edhe shumë të fuqishme, edhe më të fortë se biçikletat normale të prodhuara me metale e plastikë të fortë.