07 Janar 2025

MMPS iu përgjigjet Postës së Kosovës

Prishtinë, 26 prill - Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, njofton palët e interesuara dhe opinionin e gjerë, se në kuadër të ushtrimit të mandatit të saj, është e detyruar që t’iu përmbahet ligjeve, rregullave dhe udhezimeve tjera që rregullojnë fusha të caktuara.

Në këtë kontekst, lidhur me shpërndarjen e ndihmave sociale, Ministria e Punës dhe Mirëqenies  Sociale, ka ndërmarrë të gjitha veprimet konform legjislacionit në fuqi, për të siguruar një proces të hapur dhe transparent, duke ofruar tajtim të barabartë në procesin e përzgjedhjes për të gjithë operatorët ekonomikë të interesuar që do të marrin pjesë.

Gjithashtu, njoftojmë opinionin se pretendimet e Postës së Kosovës, për parregullësi në këtë proces, janë duke u shqyrtuar nga organet kompetente për trajtim e këtyre rasteve si: Organi Shqyrtues i Prokurimit dhe Agjencia Kundër Korrupsionit për të cilën MPMS, është në pritje të vendimit të këtyre organeve.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, shpreh keqardhje për presionet e vazhdueshme dhe të paarsyeshme të Postës së Kosovës në drejtim të MPMS-së dhe fton Postën e Kosovës, që të mos e akuzojë MPMS-në për keqmenaxhim apo për ngarkesë të sigurimit të pagave të punëtorëve të Postës, sepse çështja e pagave dhe e menaxhimit të vetë ndërmarrjes së Postës së Kosovës janë dhe mbesin probleme të Postës së Kosovës të cilat duhet zgjidhur konform ligjeve dhe procedurave të parapara ligjore në Republikën e Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)