25 Qershor 2025

Mjegulla pushton Britaninë, anulohen qindra fluturime

Londër, 2 nëntor - Për të dytën ditë me radhë, mjegulla po shkakton probleme në transportin ajror në Britaninë e Madhe.

Në “Heathrow”, aeroporti më i madh në vend, janë anuluar 45 fluturime, ndërsa “London City” u mbyll për disa orë për të gjitha fluturimet.

Probleme ka pasur edhe në aeroportet e Mançesterit, Lidsit, Bredfordit, Gllasgout, Belfastit, Southemptonit dhe Kardifit.

Pasojat janë ndier edhe në trafik, ku janë shënuar disa aksidente automobilistike për shkak të pamundësisë për të shikuar rrugën.

Mjegulla e dendur që ka përfshirë Evropën dy ditët e fundit ka prekur edhe në portin e Amsterdamit, një ndër pikat kyçe të transportit ujor në kontinent.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)