Mjegulla anulon gjysmën e fluturimeve në aeroportin Adem Jashari
Prishtinë, 12 janar - Mjegulla e dendur që ka kapluar pjesën ku gjendet aeroporti ndërkombëtarë Adem Jashari, ka bërë që nga 26 fluturimet që është dashur të realizohen të shtunën, 13 prej tyre të anulohen.
Ndërkohë 13 fluturimet tjera, 5 janë direktuar në aeroportin e Tiranës, 1 në Selanik dhe 7 të tjera janë realizuar.
Zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara, ka deklaruar se janë anuluar një numër i fluturimeve për shkak të mjegullës së dendur që po mbretëron këtu.
\"Nga 26 fluturimet që kanë pasur të realizohen sot, 13 prej tyre janë anuluar. 5 i kermi direktuar në aeroportin e Tiranës, 1 në Selanik dhe 6 të tjera janë realizuar, ka thënë Gara.