Mitrovicë, vendosen në mënyrë masive targa të Serbisë
Mitrovicë, 26 prill - Pas një urdhëri të lëshuar nga i ashtuquajturi kryetar i Qarkut të Mitrovicës, Radenko Nedelkoviç, janë vendosur në mënyrë masive targa të reja të Serbisë, nëpër automjete të ndryshme në Mitrovicë.
Urdhëri i Nedelkoviçit ka pasuar një ditë pas vizitës që i ka bërë Zubin Potokut, ministri për Kosovë, Goran Bogdanoviç.
Ndërkaq, në fund të muajit shkurt dhe në fillim të marsit, mbi 180 serbë te Kosovës i kanë pajisur automjetet e tyre me targa të reja të Serbisë, ndërkohë që Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, kishte lëshuar një urdhër për konfiskimin e këtyre targave.