25 Dhjetor 2024

Mitrovicë, turqit interesohen të investojnë në stacionin e autobusëve

Mitrovicë, 6 shkurt - Përfaqësuesit e Kompanisë “Turex” nga Turqia, ndërmarrje e cila shtrinë veprimtarinë e saj në investimet në transportin publik, ka shprehur interesim për të investuar në transportin publik, përkatësisht në modernizimin e stacionit të autobusëve në Mitrovicë.

Gjatë takimi që ata realizuan me kryetarin e Komunës se Mitrovicës, Agim Bahtiri, kanë shpalosur ofertën për sa i përket investimeve të tyre në këtë fushë.

Salih Shenjort, nga kompania “Turex”, tha se janë shumë të interesuar që të investojnë në transportin publik në Mitrovicë.

“Ne dëshirojmë të investojmë në transportin publik, në mënyrë që transporti për qytetarët të jetë sa më komod. Ne gjithashtu dëshirojmë që ta ndërtojmë një stacion modern dhe me investime të larta”, ka thënë Shenjort.

Ndërsa, kryetari Agim Bahtiri, tha se çdo investim që bëhet në Mitrovicë është i mirëpritur nga ai. Bahtiri shtoi se do ta shikoj dha analizoj ofertën e prezantuar dhe do të shoh se cili do të jetë vendimi sa i përket kësaj oferte.

“Unë si kryetar i  kësaj komune jam i vendosur që këtu të ketë investime të shumta, mirëpo sa i përket ofertës suaj, unë do ta shikoj në hollësi e pastaj do të shikojmë se cila është mundësia e bashkëpunimit”, thënë Bahtiri.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)