15 Janar 2025

Mitrovicë, auto-merimanga në funksion

Mitrovicë, 14 maj - Në mënyrë që të ketë një rregull sa më të mirë në komunikacion, Komuna sërish ka angazhuar një kompani për tërheqje të automjeteve të parkuara ilegalisht në rrugët e qytetit, duke penguar kështu lëvizjen e këmbësorëve dhe qarkullimin e automjeteve.

Drejtori i Prokurimit, Besnik Beka, njofton se pas përfundimit të procedurave të prokurimit, konform kritereve të përcaktuara është përzgjedhur Kompania “Morina Automobile” nga Klina e Begut.

“Nga dita e djeshme kjo kompani është e obliguar t’i përgjigjet thirrjes së policisë për tërheqje të automjeteve të parkuara në mënyrë jo të rregullt që shkaktojnë telashe në trafik”, tha Beka.

Ndryshe, drejtoria në fjalë disa muaj më parë, në mënyrë të njëanshme i ka shkëput kontratën kompanisë “Gold & Bridge”, për shkak të papërgjegjësisë së kompanisë.  

Apelohet tek qytetarët që të kenë kujdes gjatë parkimit të automjeteve të tyre, sepse nuk do të ketë pardon në rastet kur pengohet komunikacioni.


 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)