01 Janar 2025

Miratohet vendimi për transportin rrugore mes Kosovës e Bullgarisë

Prishtinë, 8 shtator - Vendimi për miratimin e nismës për lidhjen e Marrëveshjes për ndryshimin e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Bullgarisë për transportin ndërkombëtar rrugor të udhëtarëve dhe mallrave, është miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Vendimi obligon Ministrinë e Infrastrukturës që të zhvillojë negociatat me autoritetet e Qeverisë së Bullgarisë me qëllim të finalizimit të kësaj marrëveshjeje, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar edhe vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësimin e pronave të paluajtshme të cilat preken nga ndërtimi i autostradës Prishtinë - Hani i Elezit, në zonat kadastrale të komunave Graqanicë, Lipjan, Ferizaj dhe Kaçanik.

Kabineti qeveritar ka aprovuar vendimin për aprovimin e kërkesës së “NEW CO FERONIKELI COMPLEX L.L.C.” – Gllogoc, për dislokimin e rrugës rajonale R120, segmenti Sllatinë-Magurë, pjesa nga fshati Medevc deri në hyrje të Magurës në Komunën e Lipjanit.

Kryeministri tha se vendimi është mjaft i qartë. “Në pikën e dytë të vendimit është thënë që dislokimi i këtij segmenti nuk mund të krijoj implikime buxhetore në aspektin pronësor-juridik, shpronësimet dhe ndërtimin e këtij segmenti rrugor, prandaj ajo që ne bëjmë është vetëm i rekomandojmë Ministrisë së Infrastrukturës që në pajtim me ligjin të ndërmerr veprimet e nevojshme”, tha kryeministri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)