Miratohet vendimi për ndërtimin e Autostradës Prishtinë - Hani i Elezit
Prishtinë, 30 qershor - Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi, zhvilloi mbledhjen e saj të rregullt.
Kabineti qeveritar ka miratuar vendimin për miratimin e rekomandimeve të Komitetit Drejtues Ndërministror për ndërtimin e Autostradës Prishtinë - Hani i Elezit.
Me këtë vendim autorizohet Ministria e Infrastrukturës që të nënshkruajë kontratën për ndërtimin e Autostradës Prishtinë-Hani i Elezit dhe gjithashtu obligon të gjitha ministritë dhe institucionet tjera përgjegjëse të Republikës së Kosovës që të ndërmarrin të gjitha veprimet, konform detyrave dhe përgjegjësive bazuar ne legjislacionin ne fuqi, për zbatimin e këtij vendimi.