Miratohet strategjia sektoriale e Transportit Multimodal 2015-2025

Prishtinë, 7 tetor - Qeveria e Kosovës sot ka, ka miratuar Strategjinë Sektoriale të Transportit Multimodal 2015-2025 dhe Planin e veprimit 5 vjeçar.
Kjo Strategji parasheh modelet e zhvillimit të infrastrukturës së transportit, realizimi i të cilave do të bëjë që Republika e Kosovës të ketë një infrastrukturë të zhvilluar të transportit e, njëkohësisht, të ketë qasje më të lehtë në tregjet ndërkombëtare të mallrave, të shërbimeve dhe në tregjet e punës.
Në mbledhjen e sotme është miratuar edhe vendimi për Nismën e lidhjes së marrëveshjes së Transportit Ajror në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Katarit.