23 Dhjetor 2024

Miratohet rregullorja e punës së Komisionit për Sigurimin e Aviacionit Civil

Prishtinë, 25 qershor - Në Ministrinë e  Punëve të Brendshme u mbajt takimi i  Komisionit Kombëtar për Sigurimin e Aviacionit Civil të Republikës së Kosovës. Ky komision është themeluar me vendim të Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Në këtë takim morën pjesë, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ministri i FSK-së, Agim Çeku, ministri i Financave, Bedri Hamza, ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil, Driton Gjonbalaj, drejtori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Bashkim Smaka, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni dhe drejtori i Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror, Bahri Nuredini.
 
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, pasi hapi takimin, tha se Ministria e Punëve të Brendshme është përgjegjëse për krijimin, mbajtjen dhe mbikëqyrjen e sigurimit të aviacionit civil në Republikën e Kosovës. Bazuar në Ligjin për Aviacionin Civil, Ministria e Punëve të Brendshme ka nxjerr në fuqi tri Programet Kombëtare për Sigurim të Aviacionit Civil dhe 13 Rregullore që janë transponim i Rregulloreve të Bashkimit Evropian, me të cilat rregullohet fusha e sigurimit të aviacionit civil. Gjithashtu është nxjerrë edhe Manuali për Inspektorët e Sigurimit të Aviacionit Civil të MPB-së.

“Marrëveshja për Hapësirën e Përbashkët Evropiane të Aviacionit (ECAA) është një marrëveshje multilaterale, që krijon një treg të brendshëm unik dhe ligje të njëjta në fushën e aviacionit, e nënshkruar në mes të qeverive të vendeve të Bashkimit Evropian dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor. Republika e Kosovës, përmes Deklaratës së Pavarësisë, përveç tjerash, ka marrë përsipër të gjitha detyrimet ndërkombëtare të Kosovës”, theksoi ministri Rexhepi.

Ministri Rexhepi vuri në dukje se vizita e fundit që është bërë nga ekspertët e Komisionit Evropian në vitin 2011, për të vlerësuar Marrëveshjen ECAA mund të vijmë në një përfundim se është arritur progres i madh sa i përket fazës së parë të Marrëveshjes për Hapësirën e Përbashkët Evropian të Aviacionit. Republika e Kosovës ka kompletuar hartimin e legjislacionit nga faza e parë të marrëveshjes për HPAE, dhe është e gatshme për kalim në fazën e dytë të kësaj marrëveshje. Kjo zyrtarisht ende nuk është komunikuar, mirëpo ende jemi në pritje të raportit final të kësaj vizite.

Ndërsa, drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil, Driton Gjonbalaj, tha se në bazë të ligjit për aviacionin civil, përgjegjës për sigurimin e aviacionit civil është MPB-ja.

Veprimtaria e Komisionit nuk kufizon përgjegjësitë e MPB-së, apo ndonjë organi tjetër shtetëror në fushëveprimtaritë  e tyre.

“Komisioni është forum shtetëror i nivelit të lartë, i cili përveç tjerash, monitoron nivelin e përmbushjes së detyrimeve ndërkombëtare të Republikës së Kosovës në sigurimin e aviacionit civil dhe implementimin e legjislacionit kombëtarë në këto fusha: siguron koordinim të shpejtë dhe efikas ndërinstitucional në raste emergjencash, që shkaktohen nga ndërhyrjet e paligjshme në operimet e aviacionit civil, përcakton shkallën e kërcënimit të aviacionit civil nga ndërhyrjet e paligjshme dhe rekomandon ngritjen e nivelit të gatishmërisë së organeve përgjegjëse”, theksoi Gjonbalaj.


Komisioni Kombëtar për Sigurim të Aviacionit Civil është themeluar nga ana e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, bazuar në nenin 89 të Ligjit për Aviacionin Civil. Ky komision ka për obligim të monitoron zbatimin e legjislacionit kombëtar dhe kuadrit ligjor të BE-së në fushën e sigurimit të Aviacionit Civil. Gjithashtu, ky Komision përcakton shkallën e kërcënimit të Aviacionit Civil nga aktet e ndërhyrjes së pa ligjshme dhe siguron koordinim, komunikim dhe bashkëpunim në mes të organeve kompetente të Republikës së Kosovës.

Konkluzionet e takimit:

1.    Vlerësohen të arriturat e deritanishme dhe u shprehen të gatshëm për zhvillimin e mëtutjeshëm të standardeve dhe kushteve të kërkuara në Marrëveshjen për Hapësirën e Përbashkët Evropiane dhe të obligimeve që rrjedhin nga procesi i integrimit Evropian;

2.    KKSAC kërkoi nga Sekretaria të hartojë planin vjetor për punën e KKSAC-së;

3.    U miratua Rregullorja e punës së KKSAC-së.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)