Miratohet një strategji e re kërkimesh për avionin e zhdukur
Kuala Lampur, 17 maj - Zyrtarë nga Kina, Malajzia dhe Australia ranë dakord të ndjekin një strategji të re për fazën transitore të kërkimeve për avionin e humbur të Malaysia Airlines, fulturimit MH370.
Sipas ministrit malajzian të transportit, Hishammuddin Hussein, u ra dakord të analizohen edhe një herë të dhënat dhe të përcaktohet një zonë më e saktë kërkimi. Gjithashtu do të bëhen kërkime të reja në shtratin e detit si dhe do të zhvillohen kërkime me një nëndetëse robot.
Marrëveshja e re do të thotë se kërkimet në sipërfaqe janë pezulluar zyrtarisht.
Pavarësisht kërkimeve të zgjeruara, deri tani nuk është gjetur asnjë gjurmë e avionit të zhdukur më 8 mars.
Rreth dy të tretat e 239 pasagjerëve dhe ekuipazhit ishin kinezë.