28 Dhjetor 2024

Miratohet nisma për rehabilitimin e Hekurudhave të Kosovës

Prishtinë, 3 qershor - Qeveria e Republikës së Kosovës sot ka miratuar nismën për negocimin për financimin e rehabilitimit të Hekurudhave të Kosovës, të cilin nismë e prezantoi sot në mbledhjen e Qeverisë ministri i Financave Avdullah Hoti.

 Ministri Avdullah Hoti  bëri të ditur se në vitin 2010 me kërkesë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Komisioni Evropian ka bërë studimin e fizibilitetit në kuadër të West Balkans Investment Framework (WBIF) ku ka përfunduar Studimin e Fizibilitetit për Linjën 10 të hekurudhës Hani i Elezit – Fushë Kosovë – Mitrovicë – Leshak (148km) e cila ka ndikim rajonal në ndërlidhjen e qendrave kryesore sipas Observatoriumit të Transportit për Evropën Jug-Lindore (SEETO).

Gjithashtu WBIF ka përfunduar Studimin e Fizibilitetit edhe për linjën hekurudhore Lindje-Perëndim.
 
“Studimi për këtë linjë rekomandon Qeverinë që të investoj në rindërtimin e tërësishëm të tuneleve, shkurtimin optimal të trasesë, ndërrim të bazës dhe binarëve si dhe rregullimin e nënkalimeve dhe mbikalimeve. Shpejtësia që realizohet përgjatë pjesës së konsiderueshme të linjës është 60km/h e gjatë tuneleve shpejtësia nuk mund të tejkaloj 20 km/h. Financimi duhet të sigurohet për tërë projektin në shumën rreth 200 milionë euro, duke e ndarë implementimin në disa faza”, tha ministri Hoti.

Ministri Avdullah Hoti theksoi se “ Me investimin e rreth 200 milionë eurove koha e udhëtimit do të shkurtohet për tri herë. Ky investim do të përshtat infrastrukturën hekurudhore për elektrifikim, projekt ky që do të mundësoj në faza tjera. Investimi në linjat hekurudhore do të kontribuoj në rimëkëmbjen e hekurudhave dhe shtimin e mundësisë së transportit. Investimi në metodën më të lirë të transportit do t’i mundësoj qytetarëve dhe mallrave qasje në tregjet evropiane me kosto konkurruese”.

Ai gjithashtu tha se “Duke pasur parasysh Strategjinë e Borxheve për të ngritur financimin e projekteve nga huamarrja e jashtme Qeveria do të negocioj me Bankën Evropiane për Investime, Bankën për Rindërtim dhe Zhvillim si dhe pritet të përfitojmë afër 80 milionë euro nga grantet e BE-së për të kompletuar financimin e këtij projekti”.

“Pas miratimit të kësaj nisme në Qeverinë e Kosovës, Ministria e Financave do të krijoj ekipin punues për fillimin e negociatave për marrëveshje për kredi, konform Nenit 8 të rregullores së Qeverisë nr. 22/2013, mbi Procedurat për Emetimin dhe Menaxhimin e Borxheve Shtetërore, Garancive Shtetërore dhe Borxheve Komunale, dhe pasi që ky ekip të ketë përfunduar shqyrtimin e marrëveshjes së kredisë dhe dokumenteve relevante, do të njoftoj Ministrinë e Financave me një rekomandim, ku do të specifikohet nëse marrja apo jo e kësaj kredie” ka bërë të ditur ministri Hoti. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)