28 Dhjetor 2024

Miratohet Ligji për Përgjimin e Telekomunikimeve

Prishtinë, 28 maj - Me shumicë votash deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar Ligjin për Përgjimin e Telekomunikimeve.

Pas një debati të gjatë edhe në shqyrtim të dytë Kuvendi i Kosovës ka miratuar ketë ligj.

Projektligji për përgjimet elektronike, i cili për dy herë radhazi nuk ishtemiratua në Kuvendin e Kosovës, tani ka pësuar disa ndryshime.

Versioni aktual ka përfshirë ndryshimet që mbron burimin e informacionit në gazetari, gjë e cila ishte vënë në rrezik në të kaluarën.

Ndërkohë në Kuvend janë duke u shqyrtuar edhe projektligje të tjera që kanë të bejnë me sistemin e drejtësisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)