23 Dhjetor 2024

Miratohet fillimi i fizibilitetit për rehabilitimin e linjës hekurudhore

Prishtinë, 27 prill - Komisioni Evropian përkatesisht Drejtoria e përgjithshme për zgjerim ka miratuar fillimin e studimit të fizibilitetit për rehabilitimin e linjës kryesore hekurudhore Lindje-Perëndim (Podujeve-Prishtine -Fushë Kosovë, Fushë Kosove-Klinë-Pejë, Klinë-Prizren) në Kosovë, bënë të ditur Zyra e informimit e infrastrukturës së Hekurudhave të Kosovës ”INFRAKOS\".
 
Studimi, i cili pritet të fillojë në prill, do të përfundojë në dhjetor të këtij viti.

Ky studim ka të bëjë me vlerësimin e riparimeve, respektivisht përmirësimeve afatshkurta dhe afatmesme dhe riparimeve kryesore në lidhjet hekurudhore të gjatë 185 km. Punimet përfshijnë binarët, strukturat, nivelin e kalimeve dhe sinjalizimin, në mënyrë që shpejtësia e projektuar deri në 100km/h të arrihet.

Gjithashtu do të shqyrtohet opsioni për elektrifikim e linjës si dhe koncepti i ndërlidhjes së Aeroportit të Prishtinës me hekurudhën.

”Lidhja hekurudhore në këto drejtime aktualisht është në gjendje shumë të dobët dhe disa pjesë janë jashtë funksionit. Rehabilitimi i linjës do të lejojë lidhjen operative me rrjetin hekurudhor të Serbisë në Merdare, por gjithashtu do te vendosë themelet për një lidhje të ardhme me rrjetin hekurudhor të Shqipërisë.\"

\"Përmirësimi i linjës do të rezultojë në kalimin e pasagjerëve dhe transportin e mallrave nga rrugët automobilistike në hekurudha. Në të ardhmen këto lidhje do të luajnë një rol të rëndësishëm në trafikun transit ndërkombëtar të mallrave”, thuhet në njoftim.

Studimi do të jetë i përgatitur si pjesë e Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor, e themeluar nga Komisioni Evropian dhe institucioneve ndërkombëtare financiare, dhe do të përmbajë studimin teknik, studimin e trafikut, elaborimin mjedisor dhe analizat e kostos dhe përfitimeve.

Rezultatet e studimit do t’i ndihmojnë përfituesve të Projektit – INFRAKOS (Menaxherit të infrastrukturës së Hekurudhave të Kosovës) dhe Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit – për të tërhequr interesin e institucioneve financiare ndërkombëtare dhe donatorëve bilateralë për parastudime investuese të mëtejshme dhe implementimin e rehabilitimit të linjave hekurudhore.

”Studimi i fizibilitetit do të ekzekutohet nga konsorciumi COWI-IPF, me një ekip prej 9 ekspertëve, të mbikëqyrur nga eksperti kryesor i sektorit të transportit. Takimi i parë me INFRAKOS dhe partnerët e tjerë është mbajtur më 24 prill 2012”, thuhet në njoftimin e këtij institucioni.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)