23 Dhjetor 2024

Miratohen marrëveshjet me Malin e Zi, Zvicrën dhe Francën për njohje e patentë shoferëve

Prishtinë, 23 prill - Në hapje të mbledhjes së  Qeverisë, kryeministri Ramush Haradinaj, ka shprehur mirënjohje për të gjitha institucionet e Kosovës që kanë qenë të angazhuara në riatdhesimin e shtetasve kosovarë nga vatrat e luftës në Siri.

Në këtë kontekst ka falënderuar edhe mbështetjen e qeverisë amerikane në realizimin e suksesshëm të këtij operacioni. Kryeministri Haradinaj po ashtu ka vlerësuar se institucionet kanë përmbushur obligimet veta kushtetuese ndaj qytetarëve të vet dhe do të vazhdojnë të trajtojnë me seriozitet risocializimin e të kthyerve në shoqërinë tonë.

Kryeministri Haradinaj ka theksuar gjithashtu edhe faktin se Kosova është pjesë e koalicionit ndërkombëtar për luftë kundër terrorizmit dhe do të vazhdojë të japë kontributin e saj në këtë drejtim.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar në mbledhjen e sotme Udhëzimin Administrativ për ndryshimin dhe plotësimin e udhëzimit administrativ për masat e veçanta për regjistrimin e pronës së paluajtshme të përbashkët në emër të dy bashkëshortëve. Plotësim ndryshimet e udhëzimit  rregullojnë mundësinë stimuluese të regjistrimit të pronës në emër të dy bashkëshortëve  për të siguruar  pjesëmarrjen e barabartë të gruas dhe burrit në të drejtën e pronës së paluajtshme të përbashkët.

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Republikës ka miratuar me tri vendime të veçanta nismat për lidhje të marrëveshjeve ndërkombëtare me Malin e Zi, Zvicrën dhe Francën, për njohje reciproke të patentë shoferëve.

Kabineti qeveritar ka miratuar edhe nismën për amendamentimin  e Marrëveshjes për themelimin e programit kornizë për bashkëpunim financiar të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Hungarisë.

Në pyetjen e kryeministrit për afatin e përfundimit të autostradës Prishtinë-Hani i Elezit, kryeministri ka marrë përgjigje nga zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Transportit, se inaugurimi i kësaj rruge është planifikuar të ndodhë më 29 maj, ndërsa për përmbushjen e obligimeve të pagesave nga ministria, është duke u përgatitur raporti i cili do të prezantohet para kabinetit qeveritar shumë shpejt.

Me propozimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit është bërë emërimi i zëvendësdrejtorit të shërbimeve operative në Agjencinë e Navigimit Ajror të Kosovës, z.Valimir Hylenaj, për një mandat 5- vjeçar.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik ka njoftuar kabinetin qeveritar me gjendjen e vështirë financiare të Ndërmarrjes së Ujësjellësit në Mitrovicë, e cila po shkaktohet kryesisht nga mosrealizimi inkasimit të të hyrave nga Mitrovica e veriut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)