Ministria e Infrastrukturës ndan 120 mijë euro për Parteshin
Prishtinë, 20 korrik - Janë ndarë 120 mijë euro për komunën e Parteshit. Kjo u vendos sot me nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit në mes të Ministri i Infrastrukturës dhe Komunës së Parteshit, të cilin e nënshkruan ministri Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës Dragan Nikolic.
Ministri Zharku shprehu përkrahjen e tij për Komunën e Parteshit duke theksuar:
Unë jam këtu në vizitë që të nënshkruajmë një memorandum bashkëpunimi për investime në infrastrukturën rrugore.\"
\"Siҫ e dini, shuma me rishikimin e buxhetit, nga 100,000.00 euro është rritur në 120,000.00 euro. Ne besojmë që këto mjete do të shfrytëzohen në mënyrën sa më të mirë dhe sa më të efektshme për ngritjen e mirëqenies së qytetarëve dhe natyrisht për lidhjen e fshatrave jo vetëm të komunave Pasjan dhe Partesh por edhe me fshatrat e tjera të komunës së Gjilanit.
Ndërkaq, kryetari Nikolic falënderoi ministrin Zharku për vizitën e bërë dhe përkrahjen e dhënë.
Fillimisht e falëndëroj ministrin për vizitën e sotme, mirëkuptimin dhe për qëllimin e mirë për të na ndihmuar. Ne nënshkruam memorandumin e bashkëpunimit në vlerë 120,000.00 euro për investimin e ndërtimit të rrugëve në Partesh. Ne do ti shfrytëzojmë këto mjete në investimin e projekteve të domosdoshme me përgjegjësi të lartë, theksoi kryetari I komunës së Parteshit, Dragan Nikolic.