Ministria e Infrastrukturës me 310 milionë euro për vitin 2013
Prishtinë, 27 dhjetor - Sot në një konferencë me gazetarë, Ministri i Infrastrukturës Fehmi Mujota prezantoi të arriturat dhe punën e ministrisë të cilën e drejton.
Fillimisht Ministri Mujota i falënderoi gazetarët e pranishëm si dhe përfaqësuesit e medieve, për angazhimin e tyre të cilët e kanë dhënë gjatë këtij viti në përcjelljen e aktiviteteve të kësaj ministrie. Ndërsa vitin që po e lëmë pas ministri Mujota e vlerësoi të suksesshëm. për Ministrinë e Infrastrukturës.
Ndërsa, lidhur me të arriturat dhe realizimin projekteve të Ministrisë së Infrastrukturës, ministri Mujota pohoi se Ministria e Infrastrukturës këtë vit e ka realizuar buxhetin e saj në masën absolute 99.58 %.Në vitin 2012 kemi pas rritje kualitative në menaxhimin e ministrisë në të gjitha drejtimet.
\"Këtë vit janë përfunduar 22.4 km të Rrugës së Kombit. Gjithsej janë 60.4 kilometra që janë lëshuar për qarkullim me 27 nëntor dhe Autostrada është lidhur me rrugën nacionale Prishtinë Pejë. Ky projekt do të vazhdoi edhe gjatë vitit 2013, dhe do të përfundoj i realizimi i plotë i projektit të kësaj Autostrade.
Sipas ministri Mujota vitin që vjen do të fillojnë punimet në ndërtimin e Autostradës së re Prishtinë-Hani i Elezit. Për këtë projekt tashmë janë bërë edhe përgatitjet, pasi që ofertat për shprehje të interesit i kanë dorëzuar 3 kompani ndërkombëtare, pas aprovimit nga komisioni vlerësues nis faza e dytë e tenderimit.
Përveç kësaj, ministri Mujota theksoi se gjatë 2012 kanë vazhduar edhe punimet zgjerimin e rrugës M9 Prishtinë-Gjurgjicë në drejtim të Pejës dhe pothuajse plotësisht rrugën M2 Prishtinë-Milloshevënë drejtim të Mitrovicë.
Ndërsa në fillim të vitit 2013 do të vazhdohet me zgjerimin e mëtejmë në të dy drejtimet. Kemi punuar në mbi 70 projekte kapitale dhe janë shtruar mbi 100 km rrugë. Vitin që vjen do të përfundojnë të gjitha projekte kapitale që i kemi nis dhe do të fillojnë edhe dhjetëra tjera. Do ti realizojmë projektet me bashkëfinancim dhe do të arrijmë marrëveshje tjera me komunat .
Ministri Mujota foli edhe për infrastrukturën Ligjore të Ministrisë së Infrastrukturës dhe tha:Është hartuar dhe miratuar në Qeveri Projektligji për Transportin rrugor të Kosovës. Është hartuar dhe miratuar në Qeveri Projektligji për Transportin e mallrave të rrezikshme në Kosovë. Është finalizuar plotësim-ndryshimi i Ligjit për Siguri në Komunikacionin rrugor. Janë hartuar dhe nxjerrë dhjetëra akte tjera nënligjore, rregullore, udhëzime, vendime,etj.
Ndërsa, në kuadër bashkëpunimit ndërkombëtar, sipas ministrit Mujota, është punuar: Është përafruar marrëveshja dhe është nënshkruar Protokolli për transportin e udhëtarëve dhe mallrave me: Republikën e Sllovenisë dhe Republikën e Malit të Zi. Është realizuar protokolli me Republikën e Shqipërisë.
Po punohet në përafrimin e marrëveshjeve me disa shtete: Çekinë, Hungarinë, Italinë, Gjermaninë dhe Francën. Kemi punuar shumë për kërkesat e Planit të Veprimit për Partneritet Evropian dhe Planin e Veprimit për Studimin e Fizibilitetit.
Është rritë bashkëpunimi me institucione financiare ndërkombëtare: Bankën Botërore, Fondin Monetar Ndërkombëtar, Bakën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Bankën islamike, pastaj me organizma ndërkombëtar si: SEETO (Observatorin e Transportit për Evropën Juglindore), IPA (Instrumentin e Asistencës së Para-anëtarësimit), etj.
Gjatë këtij viti në kuadër të inspektoratit, sipas ministrit Mujota është arritur : Janë bërë 3643 kontrolla-inspektime. Janë përpiluar 2562 procesverbale gjatë inspektimeve. Janë përjashtuar nga rruga 156 automjete. Janë lëshuar 105 vendime për parregullsi. Janë iniciuar 12 revokime të lejeve .
Janë iniciuar për revokim 26 licenca. Inspektorët janë asistuar Policia e Kosovës në 362 raste. Inicime për procedura gjyqësore 22 raste.
Ministri Mujota foli edhe rreth Aviacioni Civil, në vendin tonë. Sipas tij deri tani janë të licencuara 42 Aviokompani. Prej tyre në ANP Adem Jashari operojnë 21 sish, ndërsa 3 nga to janë me çmime të ulëta (Loë Cost Carriers).
Këtë vit janë dhënë 124 leje për fluturime Ad Hoc. Kanë vazhduar me dinamikë të përshpejtuar punimet për ndërtimin e Kullës së Kontrollit të Fluturimeve dhe në Terminalin për pasagjerëi cili do të jetë I gatshëm për operim në vitin 2013.
Këtë vit, Hapësira e Lartë ajrore me Vendim të Këshillit të NATO-s dhe në bashkërendim me Qeverinë e Kosovës i është dhënë për 3 vjet Hungarisë (Hungar Control), ndërsa operimet jetësimi do të nis nga qershori i vitit 2013. Është arritur marrëveshje mes Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për transportin ajror . Është përafruar marrëveshja për aviacionin civil mes Republikës së Kosovës dhe Turqisë .
Ndërsa në transporti rrugor, sipas ministrit Mujota janë arritur: Janë lëshuar 141 Licenca për Transport të mallrave.Janë lëshuar 20 Licenca për Transport të udhëtarëve. Janë dhënë 18 Licenca për Transport të mallrave të rrezikshme. Janë autorizuar 223 Operator për rende udhëtimi ndër-urban, me 1240 nisje në ditë, në 141 relacione brenda vendit, me mesatare prej 86.8 kilometrash. Janë lëshuar 70 certifikata CPC për menaxher të Transportit të mallrave dhe janë certifikuar për CPC 27 shofer për transportin e mallrave. Janë dhënë 141 Certifikata ADR për transport të mallrave të rrezikshme.
Gjatë këtij viti, në Departamentin e Automjeteve, sipas ministrit Mujota janë realizuar këto punë: Në bashkëpunim me FSK-në kemi aftësuar personelin e tyre dhe është hapur Auto shkolla për nevojat e tyre, ndërsa vlerësimi bëhet nga ekspertët e MI-së.
Gjatë këtij viti, të drejtën për të drejtuar automjete e kanë fituar 21597 shoferë të rinjë. Janë licencuar 87 shofer instruktor të rinjë. Janë licencuar 18 Auto-shkolla. Janë hartuar 1284 pyetje të reja për kandidat për shofer dhe janë publikuar në ëeb faqen e ministrisë, nga janari i vitit 2013, do të punohet me 250 kombinime të reja me qëllim që asnjë kandidat të mos e ketë dy herë të njëjtin test.\"
\"Kemi vazhduar bashkëpunimin me Grupet punuese në komitetin ndërkombëtar për leje të vozitjes (CIETA) dhe Komitetin ndërkombëtar për Kontrollin teknik (CITA) ku jemi anëtar. Jemi përgatit për fillimin e kontrollit të gazrave nga viti i ardhshëm, me qëllim të mbrojtjes së ambientit dhe rritjes së sigurisë në komunikacion. htë miratuar Ekspozeu i Rrjetit 2013, për transportin hekurudhor, vlerësoi ministri mujota.
Ministri Mujota foli edhe për realizimin projekteve në Infrastrukturën rrugore-ndërtimin e rrugëve të reja, i cili tha:Janë përfunduar 4 km e segmentit të 4 të Autostradës dhe 18.4 km të seksionit të pestë, pra janë lëshuar në qarkullim 60.4 km, rreth 8 muaj para planit të paraparë.
Në këtë gjatësi rruge janë: 14 ura, 23 mbikalime, 20 nënkalime dhe 37 km rrugë lidhëse (rrugë lokale). Do të vijoj puna në segmentet 7,8,9 dhe deri në fund të vitit 2013, do të realizohet i tërë projekti i Rrugës 7.
Është realizuar zgjerimi i rrugëve Nacionale M2 dhe M9 (Prishtinë-Milloshevë) dhe (Pr.Gjurgjicë) duke u lidhur me Rrugën e Kombit. Në fillim të vitit 2013, do të filloj zgjerimi i mëtejmë në drejtim të Pejës dhe Mitrovicës. Janë bërë përgatitjet për Autostradën Pr.-Hani i Elezit.
Ofertat për shprehje të interesit i kanë dorëzuar 3 kompani ndërkombëtare, pas aprovimit nga komisioni vlerësues nis faza e dytë e tenderimit. Gjatë vitit 2012 janë kontraktuar 21 projekte të ndryshme kapitale në vlerë prej 18.402.516: Rrugë magjistrale 12 km, rr. regjionale 25 km, rr. lokale 65 km.
Hartimi i projekteve: Rr. Nacionale M 25.3, Veternik-Graçanicë 4.5 km. Ruga magjistrale M2 Milloshevë-Vushtrri 21.5 km. Ruga transit në Shtime 2.3 km. Janë dhënë 9 kontrata për mirëmbajtjen verore e dimërore të rrugëve në vlerë prej 10.345.684, 8 për sinjalizim dhe pajisje me vlerë 525.208, 1 për mirëmbajtjen e Autostradës për 2 vjet me vlerë 2.6 mil., 1 kontratë për furnizim me kripë, vlera 969.778. Kanë përfunduar 19 projekte kapitale nga vitet paraprake, vlera e përgjithshme e tyre ka qenë 76,822,423.
Gjatë këtij viti, sipas ministrit Mujota në Sekretariatin e Këshillit për Siguri të Komunikacionit Rrugor, është punuar: Janë mbajtur takimet e rregullta të Këshilli për Siguri në Komunikacion rrugor bashkë me akterët tjerë, janë nxjerr konkluza dhe janë dhënë detyra. Është përfunduar Strategjia e Sigurisë rrugore dhe Plani i veprimit. Ka rënë numri i aksidenteve nga viti 2011 (analiza janar-tetor) prej 18888 në 16477, me fatalitet nga 128 në 92.
Ministri Mujota bëri të ditur se këtë vit Ministria e Infrastrukturës, ka pasur një buxhet prej 2012 , 281.164.542 , ndërsa janë shpenzuar 279.996.361, ose 99.58 për qind.
Në fund të fjalës së tij Ministri Mujota tha se edhe në të ardhmen, konkretisht vitin që vjen Ministria e Infrastrukturës, do të vazhdojë në realizimin e projekteve kapitale dhe projekteve tjera të ndërtimit të rrugëve.
Ndërsa si sfida ministri Mujota i vlerësoi: Dinamizimi dhe bashkërendimi me dikasteret tjera lidhur me shpronësimin e pronave, në pjesën nga do të kalojë Autostrada Vëmicë-Merdar, si dhe ajo prishtinë-Shkup. Përmirësimi i sinjalistikës dhe ruajta e saj nga dëmtimet e shumta. Ngritja e kualitetit të mirëmbatjes në rrugët e patrajtuara për një kohë të gjatë. Reforma në administratë dhe krijimi i kushteve më të mira për punë për stafin e ministrisë.
Ministri Mujota e bëri të ditur edhe planin e punës për vitin 2013 ku Ministria e Infratsrukturës në vitin 2013 ka një buxhet prej 310.862.340.00 euro.
\"Prej këtyre mjeteve financiare për vitin që vjen Ministria e Infrastrukturës 306.434.667.000 do të investojë në projekte kapitale, ndërsa 4.427.673.00 shpenzime tjera operative, veçanërisht në vazhdimin të projekteve të filluara si dhe 19 projekte të reja kapitale që do të nisin në vitin 2013.\"