07 Janar 2025

Ministria e Infrastrukturës investon 750 mijë euro në rrugët e Mitrovicës

Prishtinë, 6 prill - Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i komunës së Mitrovicës, nënshkruan një memorandum bashkëpunimi, për bashkëfinancimin e disa projekteve për ndërtimin e rrugëve dhe trotuareve në këtë komunë.

Projektete që Ministria e Infrastrukturës do t’i  bashkëfinancojë me komunën e Mitrovicës, kanë vlerën prej 750 mijë euro.

Bashkëfinancimi do të bëhet në këto projekte:

Riparimi i rrugëve dhe ndërtimi i trotuareve në qytetin e Mitrovicës, në vlerë prej 100 mijë eurove, 50 mijë për vitin 2016 dhe 50 mijë euro sipas ndarjeve buxhetore për vitin 2017.

Ndërtimi i rrugës në lagjen “Kollonia” gjegjësisht në “Rifat Dedia”. Ndarjet buxhetore  për vitin 2016 prej 20 mijë euro dhe në vitin 2017 prej 80 mijë euro.

Ndërtimi i rrugës, në fshatin Vërnicë, në vlerë prej 550 mijë euro. Ndarjet buxhetore për vitin 2016janë  30 mijë euro, për vitin 2017 janë 220 mijë euro si dhe për vitin 2018 janë 300 mijë euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)