21 Prill 2025

Ministria e Infrastrukturës financon asfaltimin e rrugëve në Drenas

Prishtinë, 3 shkurt - Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, nënshkruan Memorandumin e mirëkuptimit për financimin e projekteve infrastrukturore në komunën e Drenasit.

Me këtë Memorandum, MI-ja do të financojë realizimin e ndërtimit të urave në komunën e Drenasit në vlerë prej 30 000 €, asfaltimin e rrugës Polluzhë – Shtuticë – Dashec në vlerë prej 500 000 €, asfaltimin e rrugës Baicë – Tërstenik në vlerë prej 250 000 €, rrugën në Fushticë të Ulët në vlerë prej 80 000 €, rrugën “Gani Elshani” në vlerë prej 250 000 €, infrastrukturën në lagjen e dëshmorëve në Poklek në vlerë prej 200 000 €, asfaltimin e rrugës Llapushnik – Drenas në vlerë prej 150 000 €, asfaltimin e rrugës Sankoc – Fushticë në vlerë prej 250 000 € dhe nënkalimin në Llapushnik në vlerë prej 50 000 €.

Ministria e Infrastrukturës obligohet të sigurojë mjetet për financimin e këtyre projekteve, ndërsa, Komuna e Drenasit obligohet të krijojë kushtet e nevojshme për realizimin e projekteve pa pengesa për operatorët ekonomik, si dhe që projektet të zhvilllohen në pajtim me Ligjin mbi prokurimin publik dhe Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive.

Po ashtu, Komuna ogligohet të kryejë procesin e tenderimit dhe të caktojë komisionin për hapjen e ofertave dhe vlerësimin e tenderëve. Në këtë komision duhet të jetë një anëtar nga MI. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)