Ministria e Infrastrukturës do ti përkrahë aktivitetet e BSPK-së
Në takim ministri Zharku dhe mysafirët e tij zhvilluan një bisedë lidhur me çështjet që janë në interes të të dy palëve.
Kryetari i BSPKS,së, Haxhi Arifi e informoi ministrin Zharku lidhur me aktivitetet e BSPK-së.
Në këtë kontekst ai tha se BSPK planifikon që të bëhet një marrëveshje sektoriale në përputhjen me marrëveshjen kolektive me të cilën do të mbrohen të drejtat e punëtorëve të sektorit të telekomunikimit dhe infrastrukturës.
Ministri Zharku tha se Ministria e Infrastrukturës do ti përkrahë aktivitetet e BSPK-së, veçmas ato në fushën e infrastrukturës, hekurudhave.