Ministri Zharku raporton para Komisioni për Zhvillim Ekonomik

Prishtinë, 27 tetor - Komisioni për Zhvillim Ekonomik Infrastrukturë, Tregti dhe Industri i Kuvendit të Kosovës, mban mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje, do të jetë i pranishëm edhe ministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Lutfi Zharku, i cili do të raportojë lidhur me realizimin e prioriteteve të ministrisë, në aspektin buxhetor për këtë vit dhe vitin e ardhshëm.
Mbledhja mbahet në ndërtesën e Kuvendit, salla S -1, duke filluar në orën 11:00.