07 Janar 2025

Ministri Zharku priti ambasadoren kroate në Kosovë!

Prishtinë, 25 prill - Ministri i Infrastrukturës, z. Lutfi Zharku, priti sot ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, znj. Marija Kapitanoviq, me të cilën bisedoi për bashkëpunimin midis dy shteteve, në sferën e infrastrukturës rrugore. Me theks të veçantë u diskutuan projektet që financohen nga institucionet financiare ndërkombëtare (BERZH dhe BIE).

Vëmendje e posaçme iu kushtua projekteve për linjën hekurudhore 10, rrugën Kijevë – Pejë, si dhe rrugëve hyrëse e dalëse në Prizren, Gjilan e Ferizaj, të cilat po financohen nga këto institucione.

Ministri Zharku dhe znj. Kapitanoviq u zotuan për bashkëpunime edhe në të ardhmen, që kanë për qëllim zhvillimin e rrjetit të infrastrukturës rrugore në Republikën e Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)