Ministri Zharku përuron fillimin e asfaltimit të dy rrugëve në Kaçanik
Kaçanik, 6 prill - Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku së bashku me kryetarin e Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, do të përurojnë fillimin e punimeve për asfaltimin e rrugës Hamëz Jashari në Kaçanik dhe rrugës në lagjen Luzha në fshatin Begracë të Kaçanikut.
Ministri Zharku dhe kryetari Ilazi kanë nënshkruar para disa dite Memorandumin e mirëkuptimit për financimin e projekteve të infrastrukturës rrugore në Kaçanik.
Me anë të këtij Memorandumi do të financohet realizimi i ndërtimit të rrugëve Nexhmush Elezi, Selim Shehu dhe Burim Rexha, ndërtimit të rrugëve Rushit Luta, Bajram Berisha, Migjeni, Ukë Meta, dhe Blerim Raka, si dhe asfaltimi i rrugës Mejdi Dalloshi (segmenti 1 - nga fillimi i rrugës deri te kryqëzimi me rrugën Tefik Raka dhe segmenti 2 - vazhdimi i ndërtimit të rrugës nga vendi Tek doket shehri), si dhe projekti i asfaltimit të rrugëve Kjani Bela, Asim Vokshi, Veli Dema dhe Voskopoja, për të cilat 50,000 do ti sigurojë MI dhe 90,000 komuna e Kaçanikut.
Projektin për asfaltimin e rrugëve Lushi, Gërlica, Gabrrica, Trupaj dhe Rezhancë-Dullovi të Kaçanikut, në vlerë prej 300,000 do ta financojë MI, e cila do ta financojë edhe projektin për asfaltimin e rrugës që lidh fshatin Nikë me magjistralen N2, në vlerë prej 100,000 .