21 Prill 2025

Ministri Zharku përuron dy rrugë në rajonin e Podujevës

Prishtinë, 14 shtator - Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë së bashku me kryetarin e Komunës së Podujevës, Agim Veliu, do të përurojnë rikonstruktimin e rrugës Regjionale R126, segmenti Pollatë - Demë Ahmetaj te Ura në fshatin Sllatinë.

Po ashtu, ministri Zharku dhe kryetari Veliu do të inaugurojnë fillimin e punimeve në projektin: “Zgjerimi i Rrugës Nacionale N25, segmenti Rreth-Rrotullimi Besi – Podujevë, Loti 5”, te kyçja e parë për Podujevë nga drejtimi i Prishtinës.

Rikonstruktimi i rrugës Regjionale R126, segmenti Pollatë - Demë Ahmetaj, ka një gjatësi prej 7.43 km, ndërsa vlera e realizimit të tij është 1,259,442.39 €.

Projekti “Zgjerimi i Rrugës Nacionale N25, segmenti Rreth-Rrotullimi Besi-Podujevë, Loti 5 ka një gjatësi prej 4.27 km dhe vlera e realizimi të tij është 3,898,925.16 €.

Këto projekte do të investohen nga Ministria e Infrastrukturës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)