Ministri Zharku përuron 4 projekte rrugore në rajonin e Deçanit
Deçan, 23 nëntor - Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë, do të përurojë përfundimin e punimeve për fazën e parë të projektit të asfaltimit të rrugës Deçan - Kozhnjerë.
Po ashtu, ministi Zharku do të inaugurojë fillimin e punimeve projektet infrastrukturore në qendër të Deçanit ku do të inaugurohet projekti për asfaltimin e rrugës Dëshmorët e Deçanit.
Më pas në rrugën e Dobrunjave do të inaugurohet projekti për asfaltimin e rrugës Isa & Valdet Kuçi.
Si dhe krejt në fund në fshatin Isniq do të inaugurohet projekti për asfaltimin e rrugëve Skënder Rexhahmetaj - Ali Musa.