21 Prill 2025

Ministri Zharku përuroi rrugën Kaçanik - Stagovë

Prishtinë, 15 dhjetor - Sot, ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku së bashku me kryetarin e Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, si dhe zëvendësministrat Hanefi Muharremi dhe Fehmi Mujota, përuruan përfundimin e punimeve të asfaltimit të rrugës Kaçanik - Stagovë, lagjja Dushkaja - Dashi, në komunën e Kaçanikut.

Kjo rrugë do të lidhë varrezat e reja të Kaçanikut me pjesën tjetër të qytetit duke zgjidhur një problem të kahershëm të kësaj komune.

Kryetari Ilazi falënderoi ministrin Zharku për përkrahjen e vazhdueshme të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Qeverisë së Kosovës në financimin e projekteve infrastrukturore shumë të domosdoshme për banorët e komunës së Kaçanikut.
 
Rruga Kaçanik - Stagovë është financuar në tërësi nga Ministria e Infrastrukturës në vlerë prej 248,143.17 eurosh, me gjatësi prej 2510 metrash dhe me gjerësi prej 5 metrash.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)