Ministri Zharku përkrah Bordin e Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave
Prishtinë, 10 nëntor - Sot, ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, priti në takim kryesuesin e bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave të Kosovës, Arsim Berisha dhe anëtarë të tjerë.
Me këtë rast, ministri Zharku e uroi kryetarin e bordit për përzgjedhjen e tij si kryesues i bordit të ARH-së dhe shprehu përkrahjen e tij të plotë.
Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin e mirë institucional, në mënyrë që të zhvillojmë infrastrukturën e hekurudhave të Kosovës deri në funksionalizimin e tyre të plotë, tha ministri Zharku.
Në këtë takim u diskutua për procesin e ndryshimit të ligjit mbi Autoritetin Rregullativ të Hekurudhave.
Po ashtu, u diskutua për ndikimin që kanë Hekurudhat e Kosovës në zhvillimin ekonomik të vendit.