Ministri Zharku nënshkroi Udhëzimin Administrativ nr.08/2017
Prishtinë, 18 maj - Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku nënshkroi Udhëzimin Administrativ (MI) nr.08/2017 për ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzimit Adiminstrativ (MI) nr. 09/2015.
Udhëzimi Administrativ përbëhet prej 13 Neneve të plotësuara, të cilat përcaktojnë rregullat e funksionimit për kyçje, instalime nëpër tokën rrugore dhe për shfrytëzim të tokës së rrugëve nacionale dhe rajonale.