Ministri Zharku nënshkroi dy udhëzime administrative

Prishtinë, 3 korrik - Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku nënshkroi dy udhëzime administrative: (MI) Nr. 13/2017, për planprogramin për aftësimin e kandidatëve për patenë-shofer, si dhe udhëzimin administrative (MI) Nr. 14/2017 për dhënien e provimit për patentë shofer.
Udhëzimi Administrativ, për planprogramin për aftësimin e kandidatëve për patenë-shofer, ka për qëllim të përcaktoj plan-programin e aftësimit të kandidatëve për shofer dhe mënyrën e aftësimit për kategoritë AM, A1, A, B1, B, C1, C, D1, D, B+E, C1+E, C+E, D1+E, D+E, L, M dhe T si dhe trajnimin e veçantë për kategoritë A2, BE, D1, D1E, D dhe DE.
Ndërsa, Udhëzimi Administrativ për dhënien e provimit për patentë-shofer, ka për qëllim të përcaktoj kushtet dhe mënyrën e dhënies së provimit për patentë- shofer, nga pjesa teorike dhe praktike, për kategoritë AM A1, A, B1, B, C1, C, D, D1, B+E, C1+E, C+E, D1+E, D+E, L, M,T, kriteret e vlerësimit, programi, dokumentacioni dhe çështjet tjera lidhur me provimin për patentë shofer.
Këto Udhëzime Administrative hyjnë në fuqi shtatë ditë pas nënshkrimit nga ana e Ministrit të Infrastrukturës.