27 Dhjetor 2024

Ministri Zharku inspektoi punimet në rrugën Muçivërc-Kranidell

Prishtinë, 30 maj - Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë vizitoi punimet në rehabilitimin e rrugës Muçivërc-Kranidell në komunën e Kamenicës.

Ky projekt infrastrukturor i financuar nga Ministria e Infrastrukturës ka një gjatësi prej 11985 metrash dhe gjerësi prej 6 metrash, ndërsa kosto e këtij projekti kap vlerën prej 1,099,294.69 eurosh.

Ministri Zharku uroi banorët e kësaj zone të thellë malore të Kamenicës për rrugën në ndërtim duke u shprehur mjaft i kënaqur për këtë projekt të ri infrastrukturor i një rëndësie të veçantë, i cili do të lehtësojë qarkullimin e banorëve dhe do të lidh këtë zonë malore me qytetin e Kamenicës dhe Gjilanit duke mundësuar një zhvillim të hovshëm.




 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)