Ministri Zharku inauguron fillimin e asfaltimit te rrugës Strellc - Isniq

Prishtinë, 12 dhjetor - Ministria e Infrastrukturës ka bërë të ditur se ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë do të inaugurojë sot fillimin e punimeve për asfaltimin e rrugës që lidh fshatrat Strellc i Ulët - Isniq në komunën e Deҫanit.
Gjatësia e kësaj rruge sipas ministrisë do të jetë 2923 metra, ndërsa kosto e këtij projekti do të jetë 242,368.11 euro.