21 Prill 2025

Ministri Zharku inaguron tri rrugë në fshatra të Gjakovës

Gjakovë, 31 tetor - Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë do të bëjë inaugurimin e fillimit të punimeve për asfaltimin e tri rrugëve të fshatrave të Komunës së Gjakovës.

 Fillimisht ministri Zharku do të bëjë inaugurimin e fillimit të punimeve për asfaltimin rrugës Dol - Kusar - Goden (faza e dytë) në fshatin Goden të komunës së Gjakovës.

Më pas, ministri Zharku do të inaugurojë fillimin e ndërtimit të rrugës së Bishtazhinit dhe do të bëjë përurimin e përfundimit të punimeve të projektit të ndërtimit dhe asfaltimit të rrugës në fshatin Demjan 3, lagjja Shehu.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)