06 Janar 2025

Ministri Zharku i gatshme të bashkëpunoj me te rinjët

Prishtinë, 15 qershor - Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, priti sot në takim kryetarin e Rinisë Evropiane të Kosovës, Avdullah Hasani me bashkëpunëtorë.

Në këtë takim ministri Zharku dhe Hasani biseduan për bashkëpunimin e mëtutjeshëm në mes të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Këshillit të Rinisë Evropiane të Kosovës.

Gjatë bashkëbisedimit, Hasani e njoftoi ministrin Zharku lidhur me aktivitetet të cilat është duke i zhvilluar Këshilli I Rinisë Evropiane të Kosovës por edhe me sfidat me të cilat po ballafaqohet rinia në këtë kohë.

Hasani u shpreh i gatshëm që të bashkëpunojë me ministrinë e Infrastrukturës, në projektet e kësaj ministrie aty ku rinia mund t’a jap kontributin e saj, duke e konkretizuar realizimin e projekteve për siguri në komunikacionin rrugor.

Ndërsa, ministri Zharku theksoi Ministria e Infrastrukturës është e gatshme për të gjitha bashkëpunimet të cilat rezultojnë në të mirë të qytetarëve të vendit tonë, në këtë rast një bashkëpunim i mirëseardhur do të jetë me të rinjët e Këshillit të Rinisë Evropiane të Kosovës.

Zharku premtoi se do të thellohet bashkëpunimi duke I gjetur format më të përshtatshme në realizimin e projekteve të Ministrisë së Infrastrukturës.

Ministri Zharku i inkurajoi të rinjët e Këshillit të Rinisë Evropiane të Kosovës, që të jenë të gatshëm që të kyçen në të gjitha proceset ku mund të japin kontributin e tyre, në mënyrë që të kontribojnë në përmirësimin e kushteve të rinisë por edhe qytetarëve të Kosovës.

Në fund të këtij takimi kryetari i Këshillit të Rinisë Evropiane të Kosovës, i dhuroi ministrit Zharku, Rezolutën e Këshillit të Rinisë Evropiane të Kosovës 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)