25 Dhjetor 2024

Ministri Pal Lekaj trash monopolin e homologimit

Prishtinë, 18 maj - Ministria e Infrastrukturës është kujdesur që të trash edhe më shumë monopolin e Homologimit.

Për 10 vjet, e njëjta ministria ia kishte garantuar monopolin në homologim të veturave kompanisë EuroLab, duka ia caktuar edhe shumë që qytetarët do të obligohen që ta paguajnë për homologim.

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” ka gjetur se kjo praktik mund të vazhdojë edhe në të ardhmen, pasi Ministria e Infrastrukturës e ka hartuar një Udhëzim Administrativ përmes të cilit e vështirëson hapjen e tregut për këtë Homologim. Përveç kësaj, Ministria e Infrastrukturës e ka autorizuar pa procedurat konkurruese të njëjtën kompani, EuroLab për të kryer edhe “A-testimin” e veturave, që tash do të quhet homologim individual. Deri më tani “A-testimi” është bërë nga Fakulteti Teknik i Universitetit të Prishtinës.

Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, që është përgjegjës për mbrojtjen e konkurrencës, kishte konstatuar se udhëzimi Administrativ i Ministrisë së udhëhequr nga Pal Lekaj është në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtje të Konkurrencës.

Ky autoritet i kishte kërkuar ministrisë që ta rishikojë këtë draft-udhëzim dhe të bëjë plotësim-ndryshimin e dispozitave të draf-udhëzimit. Por, ministria nuk i ka marr parasysh vërejtjet e Autoritetit të vetëm që mbikëqyr konkurrencën e drejtë në mes të bizneseve.

Njëri nga nenet që u kërkua të ndryshohet ishte neni 3 i këtij UA që sipas autoritetit gjithmonë është duke folur në numrin njëjës, e që sipas tyre e kufizon mundësinë e dhënies së autorizimin në më shumë se një operator. Ata kishin kërkuar që nga njëjësi të kalohet në shumës dhe të mos përdoret fjala “Subjekt i autorizuar” por “subjekte te autorizuara”

Ndërsa neni 7 i këtij UA sipas Autoritetit të Konkurrencës shpie në sjellje anti-konkurruese sepse i vendet ndërmarrjet tjera në pozita të pafavorshme. Aty predikohet që vetëm njëri nga subjektet afariste i plotëson kushtet për ofrimin e shërbimeve të homologimit.

Gjithashtu, neni 20 i këtij UA që ka nuk është plotësuar fare edhe pas kritikave të Autoritetit, thotë që Ministria e përcakton çmimin e procedurave për homologim të mjeteve rrugore. Sipas autoritetit, jo e dëmton konkurrencën, sepse çmimet përcaktohen nga tregu i lirë.

Autoriteti e kishte cilësuar këtë si rast specifik, andaj kishte propozuar që Ministria mund të përcaktonte çmimin më të lartë të mundshëm dhe çmimin më të ulët të mundshëm, por jo çmimin fiks për këtë tarifë.

Përvec kësaj, UA thotë se para se të hapet tregu duhet të bëhet një studim i fizibilitetit. E ky studim i fizibilitetit duhet të tregojë nëse Operatori i Autorizuar i ka tejkaluar kapacitetet e tij në më shumë se 85%. Hapja e tregut bëhet vetëm nëse i tejkalon kapacitetet dhe nëse studimi konstaton se ka rentabilitete të dyanshëm (për operatorin ekzistues dhe operatorin potencial”.

Ekipi i Drejtësia në Kosovë disa herë ka kërkuar një intervistë me ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj. Ai ka refuzuar të flas për këtë cështje, përkundër që dy herë i ishin bërë pyetjet gjatë daljes nga salla ku mbahet mbledhja e qeverisë së Kosovës.

Kompania Eurolab ka monopol në homologimin e veturave që nga viti 2009, kur Ministria e atëhershme e Transportit dhe Telekomunikacionit që udhëhiqej nga Fatmir Limaj pa një proces tenderues i’a kishte dhënë të drejtën e kryerjes së homologimit për 10 vjet. Kjo kontratë i përfundon Eurolabit vitin e ardhshëm.

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës i’a kishte tërhequr vërejten Ministrisë gjatë kohës sa ky UA kishte qenë vetëm draft. Autoriteti i Konkurrencës kishte hasur disa nene dhe pika të këtij Udhëzimi që janë në kundërshtim me ligjin e konkurrencës dhe si pasojë e dëmtojnë konkurrencën dhe tregun e lirë.

Ministria nuk i kishte marrë parasysh këto rekomandime të Autoriteti të Konkurrencës dhe pa asnjë ndryshim e miraton këtë UA, e cila më vonë u bë “moll sherri”.

Valon Prestreshi, kryetar i Autoritetit të Konkurrencës në intervistën dhënë për emisionin “Drejtësia në Kosovë” thotë që edhe pse i’a kishte dërguar mendimin profesional me rekomandimet mbi UA, Ministria asnjëherë s’ka komunikuar me ta dhe në fund e ka miratuar të njëjtin pa asnjë ndryshim.

Sipas tij, kjo është shkelje ligjore dhe për të njëjtën, Autoriteti do të kërkoj nga Avokati i Popullit që ta dërgoj në Gjykatën Kushtetuese.

“Por me largu këtë problematikë, ne si Autoritet jemi duke e shtu bashkëpunimin me Avokatin e Popullit për me i pa hapësirat ligjore çfarë të veprojmë për me stopu këtë Udhëzim Administrativ i cili bie në kundërshtim me ligjin për mbrojtjen e Konkurrencës. I vetmi institucion që mund t’i atakoj në Gjykatën Kushtetuese Udhëzimet Administrative është avokati i popullit”, i ka thënë emisionit “Drejtësia në Kosovë” Valon Prestreshi, kryetar i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës.

Këshilltari i Pal Lekajt, Eset Berisha në intervistën dhënë për emisionin “Drejtësia në Kosovë” thoshte diçka tjetër në krahasim me të gjeturat e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës.

Sipas tij, UA u jep hapësirë për autorizim më shumë se një subjekti.

Autoriteti i Konkurrencës ka gjetur se përdorimi i fjalës “subjekt” do duhej të zëvendësohej me fjalën e njëjtë por në shumës, “subjekte”.

Por sipas, këshilltarit Berisha kjo është bërë nga praktikat juridike.

E Ministria e Infrastrukturës përmes Udhëzimit Administrativ që është i kundërligjshëm dhe pa një garë apo proces tenderues këto përfitime ia kalon një subjekti privat, i cili tashmë ka monopolin e homologimit.

Mirëpo këshilltari Berisha thotë se nuk beson që ky udhëzim administrativ ia hap rrugën që “EuroLab”-it t’i vazhdohet kontrata edhe për vite tjera.

“Ne nuk besojmë se është bërë me një qëllim të caktuar që t’i jepet një subjekti të caktuar, por ky udhëzim administrativ le hapësirë për autorizim të më shumë subjekteve”, i kishte thënë Berisha Emisionit “Drejtësia në Kosovë”

Në anën tjetër qytetarët e shumtë që tashmë kishin paguar për këto shërbime, e nuk i’u pranoheshin certifikatat nuk dini çfarë të vepronin.

Kontrata e ish MTPT-së me Eurolab-in që ishte nënshkruar në vitin 2009 kurrë s’ka qenë publike.

Agron Demi, analist politikash në institutin GAP ka treguar për emisionin “Drejtësia në Kosovë” se e kishte parë këtë kontratë 5 minuta me lejen e ministrit.

Sipas tij, kontrata ka qenë 2 faqe e gjysmë dhe s’ka pasur logo të institucioneve të Kosovës.

“Në atë kontratë nuk as logo të institucioneve shtetërore dhe është shumë e shkurtër, diku 2 faqe e gjysmë dhe thuhet që i garantohet EuroLab-it një ekskluzivitet 10 vjeçar”, tha Agron Demi për Emisionin Drejtësia në Kosovë.

/Kallxo.com/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)