26 Dhjetor 2024

Ministri Mujota, vizitoi komunën e Kamenicës

Prishtinë, 11 prill - Sot ministri i Infrasdtrukturës, Fehmi Mujota, së bashku me kryetarin e Komunës së Kamenicës, Begzad Sinani, vizitoi rrugën në Koretinë, që është duke u ndërtuar në saje të bashkëfinancimit të Ministrisë së Infrastrukturës, e cila për këtë qëllim ka dhënë 500 mijë euro dhe Komunës së Kamenicës, e cila për realizimin e këtij projekti ka ndarë 60 mijë euro.

Punët në realizimin e këtij projekti infrastrukturore janë duke shkuar drejt finalizimit, ndërsa përurimi i rrugës, që ka një gjatësi prej 5 km, është planifikuar për muajin maj të këtij viti.

Në fjalën e rastit, ministri Mujota tha se ky është një porojekt i rëndësishëm për banorët e  fshatrave në afërsi të zonës kufitere me Serbinë dhe shtoi se do të punohet në drejtimi të identifikimit të nevojave për infrastrukturë rrugore në këtë anë, për projekte që parashihen për realizim brenda dy viteve të ardhshme.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)