Ministri Mujota pranoi çmimin për Autostraden Vermicë-Merdar
SHBA, 7 qershor - Ministri i Infrastrukturës Fehmi Mujota po merr pjesë në Samitin Global të Ndërtimit që këtë vit po mbahet në New York dhe ku marrin pjesë,përfaqesues vendesh te ndryshme. Punimet e samitit ndiqen nga Biznese dhe Koorporata te shumta nga e gjithe bota.
Gjatë qendrimit në Nju Jork, ne një ceremoni të veçantë ministri Mujota pranoi çmimin e parë: Best Project Award \"Kosovo Motorway Project\'Roads/Highway Category\", për rrugen 7, (rrugën e Kombit) Autostraden Ibrahim Rugova\", e cila ndahet për herë të parë nga News Engineering Record.
Ne konurrencë për këtë e çmim ishin rreth 70 projekte tjera infrastrukturore nga mbare bota.
Ndarja e çmimit të parë pas cmimit të mëparshëm dhënë nga Federata Ndërkombëtare e Autostradave (IRF), është konfirmim se Republika e Kosovës po dëshmohet dhe afirmohet gjithnjë e më shumë në fushën e Infrastrukturës jo vetëm në rajon po edhe më gjer.
Në New York ministri Mujota do të këtë takime të rëndesishme me zyrtar amerikan perfshirë Ambasadorin Wisner, si dhe takime me përfaqesues biznesi me të cilet do diskutohen mundesitë për investime në Kosovë dhe krijimi i rrethanave lehtësuese për tërheqjen e investimeve.
Ministri Mujota do të këtë takime edhe me drejtuesit e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan.